“Shumë shpejt skuadrat do të drejtohen nga trajneret femrat”

“Shumë shpejt skuadrat do të drejtohen nga trajneret femrat”

Arsene Wenger është i bindur se në 10-15 vitet e ardhshme do të ketë trajnere femra në Premier League. Trajneri i Arsenal, i cili ka rinovuar kontratën e tij me dy vite në fund të sezonit të kaluar, ka thënë se ai parashikon ndryshime rrënjësore në mënyrën se si drejtohen klubet.

“Personalisht jam i bindur se shumë shpejt do të ketë një trajnere femër në Premier League”, ka thënë ai. “Në 10 ose 15 vite nuk do të jetë e domosdoshme që klubi të drejtohet nga një specialist futbolli”.

“Do të ketë aq shumë shkencëtarë rreth skuadrës sa njerëzit që do t’i drejtojnë ata në fushën e lojës do të jenë më shumë specialistë në menaxhimin e situatave se sa në futboll. Kjo sepse vendimet që kanë lidhje me futbollin do të merren nga analiza teknologjike”.

Në atdheun e Wenger, Corinne Diacre është trajnere e skuadrës Clermont Foot që luan në Ligue 2, një pozicion që e ka mbajtur që nga momenti që është bërë gruaja e parë që ka drejtuar një skuadër profesioniste meshkujsh në një ndeshje zyrtare të luajtur në Francë tre vite më parë.