Shumë skuadra pas Gotzes, gjermani vendos këtë javë se ku do të transferohet

Shumë skuadra pas Gotzes, gjermani vendos këtë javë se ku do të transferohet

Mario Gotze ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, njofton Insajderi.

Mesfushori gjerman u largua në fund të sezonin nga Borussia Dortmund pas përfundimit të kontratës me këtë klub.

Por Gotze ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij edhe pse ofertat për të nuk mungojnë.

28-vjeçari ka oferta nga Gjermania, Italia, Anglia, Franca, Spanja dhe kampionati amerikan MLS.

West Ham United, Newcastle United, Roma, Fiorentina, Milan, Sevilla, Atletico Madrid, Monaco dhe Inter Miami janë ekipet në garë për gjermanin.

Por sipas mediave gjermane Gotze gjatë javës së ardhshme pritet të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij.

Reprezentuesi gjerman duket më afër transferimit në Angli, ku West Ham i ka ofruar kontratë katër vjeçare me një pagë vjetore rreth pesë milionë euro./Insajderi.com