Shumica e kanadezëve nuk duan të hapen kufijtë me SHBA-të shkak i COVID-19

Shumica e kanadezëve nuk duan të hapen kufijtë me SHBA-të shkak i COVID-19

Përhapja masive e Coronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë që kanadezët të kërkojnë që pikat kufitare me SHBA-të të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Të mbishkruara nga njëra anë janë fjalët “Mund të mos mbyllen kurrë këto porta”, një kujtesë për afro 8,891 km (5,525 milje) të kufirit të pa-militarizuar që ndan të dy kombet, raporton BBC.

Por, Coronavirusi ka ndryshuar këtë rrjedhë historike 100 vjeçare, njofton Insajderi.

Mbyllja hyri në fuqi në 21 mars, dhe u pajtua nga të dy qeveritë. Pasi të zgjatet disa herë gjatë verës, ajo mbetet në fuqi deri më 21 gusht, megjithëse shumica presin që ajo të zgjatet përsëri.

Kjo mbyllje ka reflektuar me pasoja të konsiderushme ekonomike dhe me pengesa personale për miliona njereëz që jetojnë përgjatë kufijve në mes dy shteteve, por shumica e Kanadezëve duan që ajo të mbetet e mbyllur për shkak të rrezikut nga COVID-19. /Insajderi.com/