Si kjo ditë nuk kemi parë që 400 vjet

Si kjo ditë nuk kemi parë që 400 vjet

Jupiteri dhe Saturni do të rreshtohen në qiellin e natës sot (21 dhjetor) në një ngjarje që astronomët e quajnë “lidhja e madhe”.

Lidhja e madhe e mbrëmjes së sotme – gjithashtu e mbiquajtur “Ylli i Krishtlindjes” – shënon takimin më të afërt të dukshëm të Jupiterit dhe Saturnit në gati 400 vjet, shkruan Space, transmeton Insajderi.

Të dy planetët do të jenë më afër njëri-tjetrit në qiell sonte, i cili është gjithashtu solstici i dimrit dhe mund të shihet si një pikë e dritës, duke u shfaqur vetëm një e dhjeta e një shkalle larg.

Ata do të qëndrojnë në një rreshtim të ngushtë për disa ditë dhe do të jenë lehtësisht të dukshëm me sy të lirë kur shikoni në drejtim të jugperëndimit menjëherë pas perëndimit të diellit.

Mund të shikoni transmetimet live të dy fenomeneve – lidhja e madhe dhe solstici dimëror – që ndodhin në të njëjtën kohë në videon e mëposhtme.

Gjithashtu, solstici i dimrit zhvillohet dy herë në vit, si në hemisferën veriore ashtu edhe në atë jugore të Tokës.

Solstici i Dimrit është një fenomen natyror që shënon ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. /Insajderi.com