Si pasojë e coronavirus-it anulohet edhe banketi për çmimet Nobel

Si pasojë e coronavirus-it anulohet edhe banketi për çmimet Nobel

Fondacioni Nobel, i cili administron çmimet prestigjioze Nobel, thotë se ka anuluar banketin tradicional të dhjetorit në Sallën e qytetit të Stokholmit për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan Time, transmeton Insajderi.

Lars Heikensten, Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Nobel, tha se nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 mysafirë në bankete dhe të ulen pranë njëri-tjetrit mes kufizimeve aktuale të COVID-19. Ai tha se pandemia gjithashtu e bën të pasigurt nëse fituesit e çmimeve mund të udhëtojnë në Suedi.

Cmimet Nobel janë shpallur në tetor por festimet në dhjetor do të jenë të kufizuara ashpër për shkak të pandemisë. Fondacioni tha se nuk ishte plotësisht e qartë ende se si dhe në çfarë forme do të zhvillohen ceremonitë e ndarjes.

Cmimi Nobel për Paqen shpallet në Oslo, Norvegji, ndërsa të tjerat jepen në Stokholm.

Heikensten tha në një deklaratë: “Java e Nobelit nuk do të jetë si zakonisht për shkak të pandemisë aktuale. Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”. /Insajderi.com