Si rrallëherë, Majlinda hapet rreth jetës private – tregon cili do të ishte burri ideal për të

Si rrallëherë, Majlinda hapet rreth jetës private – tregon cili do të ishte burri ideal për të

Nëse do të fillonim tani të përmendim sukseset e Majlinda Kelmendit, ky artikull nuk do të na mjaftonte të përfshinim të gjitha të arriturat e saj.

Krenaria e sportit kosovar e ka stabilizuar veten si xhudistja më e mirë në rruzull, ndër vite, duke e siguruar kështu epitetin e sportistes më të suksesshme shqiptare të të gjitha kohëve, transmeton Insporti.

Suksesi i saj i fundit erdhi në “Grand Prixin” e Tel-Avivit, ku fitoi të artën, duke treguar formë briliante në proces.

Jeta private është një aspket për të cilin rrallëherë e dëgjojmë atë duke folur.

Së fundmi, ajo është pyetur në emisionin “Seven Blizz” të “T7”, rreth mashkullit ideal.

“Si natyrë jam tip paksa më i mbyllur dhe meshkujve nuk u jap shumë hapësirë që të afrohen,” është shprehur ajo.

“Sigurisht se do të ishte ideale që të kishte qenë sportist pasi që mund ta kuptojë natyrën time. Sportistat kuptohen mirë me njëti-tjetrin.” /Insporti.com/