Si të bleni bitcoin

Keni parë gjithë ato lajme për bitcoinin dhe monedhat e tjera digjitale të cilave po u rritet vlera. Mbase edhe dëshironi të hyni në lojë. Por si mund të filloni?

Por, para se të filloni, duhet ta keni të ditur se bitcoini nuk është pranuar si monedhë e rregullt në botë.

Të jetosh vetëm nga kjo monedhë nuk është e lehtë, siç ka provuar një gazetare e televizionit amerikan CNBC. Kjo pasi që bitcoinin mund ta përdorni online në disa dyqane, por për pjesën më të madhe është më mirë dhe lehtë të paguash me para në dorë apo kredit/debit kartelë.

Duhet gjithashtu ta keni të ditur se bitkoini është më shumë një investim teorik me rrezik se sa një monedhë e vërtetë, dhe vlera e tij mund të luhatet me të madhe, shkruan CNBC.

Edhe pse trendi i përgjithshëm është ngritur këta muajt e fundit, rëniet e vlerës së valutës nuk janë të pazakonta, si rasti i para disa ditëve kur vlera e bitcoinit ra për 20 për qind.

Nëse jeni ende të interesuar, kështu mund të filloni:

Shkarkoni aplikacionin “Coinbase”

Është i qasshëm në Android dhe iPhone

Krijoni një llogari Coinbase

Duheni të pajtoheni me kushtet dhe të shkruani shtetin në të cilin jetoni.

Tani ju jeni kyçur. Shikoni paqëndrueshmërinë apo luhatjet ditore!

Përsëri, çmimi i një bitcoini të vetëm ka tendenca të jetë mjaft i luhatshëm, duke arritur majat një ditë dhe duke rënë për toke ditën tjetër. Është një investim i rrezikshëm.

Shtoni një llogari për pagesë

Klikoni butonin “buy” (blej) në fund të ekranit dhe shtoni një llogari për pagesë. Kartelat e kreditit dhe debitit lejojnë blerje të menjëhershme por të lejojnë të blesh vetëm një blerje prej 150 dollarësh në javë. Duke lidhur një llogari bankare mund të marrë 4 deri në 5 ditë për tregtim, por keni më shumë limite të blerjes më pas.

Tani jeni i gatshëm për të blerë. Shtypni butonin “Buy”(Blej) përsëri.

Këtë herë do ta shihni një pamje e cila ju tregon informatat e llogarisë suaj. Në këtë pamje nëse blen bitcoin në vlerë prej 100 dollarësh në vlerën momentale të një bitcoini prej 2 mijë e 780,51 dollarësh, do të marrësh 0,03692073 dollarë bitcoin. Është dhe një taksë prej 3,99 dollarësh. Tani vetëm shtypni dhe një herë butonin “Buy”.

Mund të blini gjithashtu edhe Ethereum

Mund ta përdorni të njëjtin aplikacion për të blerë Ethereum, një tjetër monedhë digjitale. Njëjt si me Bitcoinin, jeni i limituar në sasinë e blerë për një ditë.

Përgatituni për thirrje paralajmëruese për mashtrim

Banka mund të të thërrasë dhe të pyes nëse keni tentuar të blini Bitcoin. Vetëm pohoni se keni bërë blerjet, dhe mund të vazhdoni.