![Si u arrit Ipponi i vitit? Kjo është përgjigjja e Distria Krasniqit [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/distriak-730x440.jpg)
Distria Krasniqi ka zbuluar se si e arriti Ipponin e jashtëzakonshëm në Mastersin e Qingdaos në Kinë.
Xhudistja kosovare javën që shkoi bëri që flamuri i Kosovës edhe njëherë të valvitet lartë në xhudo, kësaj here në Kinë, shkruan Insporti
24-vjeçarja arriti të fitonte medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Qingdao të Kinës, për të mbrojtur titullin e fituar në vitin paraprak.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (JF), ka shpallur këtë Ippon të Distrias në sfidën kundër xhudistes nga Mongolia, Narantsetseg Ganbaatar, më të mirin në Mastersin e Kinës.
Distria për Insportin është rrëfyer rreth kësaj lufte dhe si erdhi deri te Ipponi.
“Ai ka qenë një moment që nuk mund ta shpjegoj. Mund të them që krejt stërvitjet që kam bërë ndikojnë që të vijë ai moment”, tha Distria Krasniqi.
“Është një çast që nuk mund ta spjegoj por vetëm ka ndodhur. Me kundërshtaren nga Mongolia jam ndeshur edhe në gara por edhe në stërvitje. Nuk kam qenë në panik edhe pse për pak kam mundur të rrëzohem unë dhe jo ajo”, shtoi ajo.
Për më shumë, ndiqni intervistën të realizuar nga Insporti më poshtë: