Prishtina fiton ‘klasiken’ e basketbollit kosovar

Prishtina fiton ‘klasiken’ e basketbollit kosovar

Sigal Prishtina ka mposhtur Pejën me rezultat 90-72, në derbin më të madh kosovar të basketbollit të zhvilluar të dielën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Pejanët u shtangën nga atmosfera e zjarrtë e krijuar nga tifozët Prishtinës ’Plisat’, me palestrën që ishte e mbushur plotësisht.

Prishtina hyri me e vendosur në lojë dhe e dominoi në tërësi takimin, ndërsa Peja pa Drilon Hajrizin në parket u pa  shumë e dobët para një Prishtine entuziaste dhe shumë mirë të përgatitur.

Bardhekaltërit e nisën furishëm ndeshjen dhe i treguan pejanëve që në çerekun e parë se nuk do ta kenë të lehtë në Prishtinë. Me një Abukar dhe Kemp shumë në formë prishtinasit arritën ta mbyllnin këtë periodë me 12 pikë epërsi, me rezultatin që shënonte 23 me 11 për vendasit.

Në çerekun e dytë u balancua disi ndeshja me Pejën që dolën në lojën e tyre, me Nicholas Covington që mori për dore skuadrën e ‘shqiponjave’ megjithatë Prishtina mbajti një ritëm të lartë lojës, kështu që skuadrat shkuan në pushim me një pikë epërsi më shumë për Prishtinën se perioda paraprake, 44-31.

Me të filluar pjesa e dytë u pa që fituesi i vetëm i kësaj ndeshje duhej të ishte Prishtina. Djemtë e Consantinides arritën ta çonin epërsinë në mbi 20 pikë në periudha të caktuara të ndeshjes, teksa pejanët orvateshin të gjenin formën që kishin treguar në 20 ndeshjet e kaluara, prej të cilave e kishin humbur vetëm njërën.

PrishtinaPeja

Në këtë çerek ra në sy loja e mirë e qendrës së Prishtinës Jason Washburn, i cili jepte spektakël për të pranishmit me ngulitjet dhe veprimet e tij nën kosh, madje prodhojë disa bllokada që çuan në këmbë mbi 2 mijë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Ky çerek loje u mbyll me epërsinë më të lartë në ndeshje, 71-49 në të mirë të vendasve.

Periudha e katërt e këtij takimi u zhvillua vetëm për protokol dhe statistika, pasi fituesi pothuajse dihej. Prishtina kontrolloi takimin duke mos e lënë t’i dilte takimi nga kontrolli dhe pati luksin të luajë me ekipin rezervë. Në këtë periudhë u aktivizua edhe Edmond Azemi i cili u rikthye nga lëndimi pasi kishte munguar për disa ndeshje radhazi. Humbja ishte e pashmangshme për Pejën dhe ndeshja u mbyllë me rezultat 92-70, me Prishtinën që mposhti  Pejën për herë të parë këtë edicion.

Tani Pejanët kanë 31 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Prishtina ka 27 pikë në 15 ndeshje të zhvilluara në kampionat deri më tani.

Më i miri në ndeshje ishte qendra e Prishtinës Jason Washburn i cili arriti ‘double-double’ me 17 pikë e 11 kërcime duke shtuar edhe 3 bllokada në lojën e tij. Ndërsa tek Peja u dallua Nicholas Covington me 27 pikë e 4 asistime.