Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin në udhëtim 85:89 (21:15, 14:28, 28:24, 22:22), në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketball, njofton Insajderi.
Fisnik Rugova udhëhoqi Prishtinën drejt fitores. Ai për 40 minuta lojë realizoi 28 pikë e 10 kërcime. Edmond Azemi kontribuoi me 20 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Arian Qallaku kishte 25 pikë e nëntë asistime.
Ty Nichols u dallua te Ponte Prizreni me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime. Urim Zenelaj realizoi 18 pikë e 10 kërcime kurse Josh Martin ndeshjen e përfundoi me 20 pikë e 10 kërcime.
Me dy fitore e tri humbje, Prishtina është ngritur në vend të gjashtë. Ponte është e katërta me bilanc të njëjtë. /Insajderi.com