Simeone drejt largimit, Atletico “e ka gjetur” pasardhësin

Simeone drejt largimit, Atletico “e ka gjetur” pasardhësin

Mbetja jashtë Kupave të Evropës dhe 10 pikët distancë me vendin e parë në kampionat mund të sjell një revolucion të vërtetë të Atletico Madrid. Klubi kryeqytetas synon të jetë më konkurrues në garat ku merr pjesë, por ky fillim-sezon ka rezultuar jo ai që pritej.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit janë gati për të bërë ndryshime radikale në skuadër. I pari që do të largohej do ishte trajneri aktual, Diego Simeone.

Epoka e argjentinasit mendohet se ka përfunduar dhe në ekip pritet të implementohet një frymë e re. Për këtë fakt, drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur edhe pasuesin e tij. Emri më i lakuar aktualisht është ai i trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrique.

Tekniku gjendet në pole-position për të marrë bankinën e Atletico Madrid nëse largohet Simeone, gjithsesi, vendimtare do të jetë ecuria e kombëtares iberike në Kupën e Botës së Katarit.

Simeone mori drejtimin e skuadrës madrilene në 23 dhjetor 2011, duke e drejtuar në 597 ndeshje, për të koleksionuar 349 fitore, 140 barazime dhe 108 humbje. Nën drejtimin e tij, Atletico ka fituar dy kampionate spanjolle, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë, ndërsa në arenën evropiane, spanjollët fituan dy Europa League e dy Superkupa, teksa janë dy herë finalistë të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com