Simeone ndjen dhimbje për Griezmann që futet në fund të ndeshjes

Simeone ndjen dhimbje për Griezmann që futet në fund të ndeshjes

Diego Simeone ka reaguar ndaj zëvendësimit të vonshëm të Antoine Griezmann në ndeshjen Barcelona ndaj Atletico Madrid.

Trajneri përmes mimikës së fytyrës, ka shprehur keqardhje dhe dhimbje duke tundur kokën kur e sheh se sa vonë inkuadrohet në lojë futbollisti francez.

Ndryshe nga paraqitjet dhe besimi që i është dhënë sulmuesit Griezmann, në Atletico Madrid, nën drejtimin e Diego Simeone ai po shkëlqente.

29 vjeçari sivjet me Barcelonën i ka zhvilluar 32 ndeshje në La Liga, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime.

Ndërsa sa ishte në Atletico, francezi shumicën e sezoneve i realizonte mbi 25 gola brenda sezonit.

Më poshtë shiheni videon kur  Simeone reagon për zëvendësimin e tij në minutën e 90-të./Insajderi.com