Simeone synon ta sjell Lautaron te Atletico Madrid

Simeone synon ta sjell Lautaron te Atletico Madrid

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit, Diego Simeone po bën përpjekje ta transferoj yllin e Interit, Lautaro Martinez, transmeton Insajderi.

Sipas “AS”, Simeone u ka kërkuar krerëve të klubit që të bëjnë përpjekje që ta transferojnë 23 vjeçarin në Madrid.

Skuadra madriliene duhet të paguaj së paku 70 milion euro për të fituar shërbimet e lojtarit.

Derisa me shitjen e argjentinasit, “neroazurrët” do të përfitonin pasi janë duke kaluar në krizë financiare./insajderi.com