Simov: Trajneri i Dritës di gjithçka për ne

Simov: Trajneri i Dritës di gjithçka për ne

Trajneri i Sileksit, Goran Simov, e sheh ndeshjen pa favorit, edhe pse maqedonasit llogariten favorit.

“Ne jemi favoritë në letër, por jemi edhe mysafirë në Arena. Një gjë është e sigurt, do të jetë një ndeshje e paparashikueshme, mund të zgjasë më shumë se nëntëdhjetë minuta. Unë jam një trajner që gjithmonë dua të triumfoj në ndeshje. Është 50:50″, tha Simov, transmeton Insajderi.

“Drita është një kundërshtar që është me të vërtetë diçka cilësore si lojtarët tanë të ligës së parë. Prandaj, ndeshjen mund të vendos një moment”, tha ai më tej.

“Ardian Nuhiu është shoku im i skuadrës nga Vardari, ai di gjithçka për ligën tonë, ai i ka të gjitha informacionet për ne. Ky është avantazhi i tij por edhe disavantazhi i tij. Askush nuk e pa Sileksin si favorit vitin e kaluar, kështu që tani jemi në Evropë. Nuk ka shumë taktika në këto ndeshje, ne nuk jemi as Klopp e as Mourinho. Nesër do të jetë një luftë e vërtetë, një lojë e pastër futbolli”,  theksoi Sim./Insajderi.com.