Një ekip prej 6 hulumtuesve izraelitë realizuan një eksperiment në kushte të Marsit në shkretëtirën izraelite Negev, ku kanë simuluar kushtet e jetesës së planetit të kuq, njoftoi Ministria izraelite e Shkencës dhe Teknologjisë.
Eksperimenti është mbajtur afër qytetit të izoluar izraelit, Micpe Ramon, rrethina e të cilit ngjan me mjedisin e Marsit për nga gjeologjia, thatësira, paraqitja e shkretimi, shtoi tutje ministria, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrësit në këtë eksperiment kanë hetuar fushat e ndryshme relevante me misionin e së ardhmes në Mars, përfshirë komunikimin me satelit.
Efektet psikologjike të izolimit, matjet e radioaktivitetit dhe kërkuan shenja jete në këtë tokë. Pjesëmarrësi Guy Ron, profesor i fizikës bërthamore në Universitetin e Jerusalemit, tha se qëllimi i projektit nuk ishte vetëm të kërkonte qasje të reja dhe dizajne për misionin e së ardhmes në Mars, por edhe të shtojë interesin e publikut.
“Ky projekt është shumë unik, sepse fillimisht përbëhet nga vullnetarët dhe është i krijuar për misione analoge. Andaj ky mision simulon kushtet e jetës në Mars që të mund të testojmë qasje të reja e teknologjinë e re”, tha ai. Projekti D Mars është mbajtur në Izrael për herë të pare, në bashkëpunim me Agjencinë izraelite të Hapësirës.