Prestigjozja “Forbes” ka përpiluar sot një klasifikim special prej 20 vendesh për vlerat e klubeve të futbollit botëror, njofton Insajderi.
Këtë listë e kryeson Barcelona me 4,76 miliardë dollarë, e ndjekur nga Real Madrid me 4,75 miliardë dollarë, podiumin e mbyll Bayern Munchen me vlerën e 4,125 miliardëve, në vend të katërt ndodhet Manchester United me 4,2 miliardë dhe “Top 5” e mbyll Liverpool me 4,1 miliardë.
Vlen të theksohet se asnjë skuadër italiane nuk ndodhet në “Top 10”, me Juventusin që renditet në vendin e 11 me 1,95 miliardë dhe Interin në vendin e 14 me 743 milionë dollarë, Milani renditet në vendin e 16 me 559 milionë dhe këtë klasifikim e përmbyll Ajax me 413 milionë.
KLASIFIKIMI I PLOTË –
- BARCELONA –4,76 miliardë dollarë
- REAL MADRID –4,75 miliardë dollarë
- BAYERN MUNCHEN –4,1 miliardë dollarë
- MANCHESTER UNITED –4,2 miliardë dollarë
- LIVERPOOL – 4,1 miliardë dollarë
- MANCHESTER CITY –4 miliardë dollarë
- CHELSEA –3,2 miliardë dollarë
- ARSENAL –2,8 miliardë dollarë
- PSG –2,5 miliardë dollarë
- TOTTENHAM –2,3 miliardë dollarë
- JUVENTUS –1,95 miliardë dollarë
- BORUSSIA DORTMUND–1,9 miliardë dollarë
- ATLETICO MADRID –1 miliardë dollarë
- INTER –743 milionë dollarë
- EVERTON –658 milionë dollarë
- MILAN –559 milionë dollarë
- ROMA –556 milionë dollarë
- WEST HAM UNITED –508 milionë dollarë
- LEICESTER CITY–455 milionë dollarë
- AJAX –413 milionë dollar
/Insajderi.com