Pas krijimit të Super Ligës Europiane, e cila mori fund shumë shpejt, tashmë pjesë e saj kanë mbetur vetëm tre klube. Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, nuk kanë njoftuar ende largimin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e këtij kompeticioni, njofton Insajderi.
Megjithatë në Spanjë raportojnë se UEFA tashmë e ka marrë vendimin për këto tre ekipe. Sipas “Cadena Cope”, institucioni i futbollit Europian ka vendosur të përjashtojë për dy vite nga kupat Europiane këto tre klube.
Sipas raportit të sipërpërmendur UEFA tashmë e ka marrë vendimin për të dënuar këto tre klube, por gjithçka do të bëhet e ditur pas 29 majit, kur të jetë luajtur edhe finalja e Ligës së Kampioneve. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për të tre klubet, të cilat për mungesë në dy vite në Europë, do humbisnin shumë në çdo drejtim. /Insajderi.com