Sipas statistikave, Lebron James, është lojtari më i mirë në histori të basketbollit

Sipas statistikave, Lebron James, është lojtari më i mirë në histori të basketbollit

Lojtari i LA Lakers, Lebron James, është një nga lojtarët më të famshëm të të gjitha kohërave, por statistikat e tij, tregojnë se ai është edhe basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Në 11 statistika, del që në katër prej tyre, James, është i pari, ndërsa në gjashtë statistikat e tjera, ai është afër vendeve të para.

James, është lojtari me më së shumti fitore në histori të NBA, me gjithsej 164, i përcjellë nga Derek Fisher me 161 fitore.

Lebron James, është bindshëm kosha shënuesi më i mirë në NBA, me 7177 pikë, i përcjellë nga Michael Jordan me 5987 pikë.

James, po ashtu ka më së shumti topa të vjedhur, 435 të tillë./Insajderi.com.