Ajaxi është shumë pranë kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve.
Madje, klubin holandez e ndajnë më pak se 40 minuta nga finalja e Madridit dhe për kundërshtar do ta ketë gjigantin anglez, Liverpool.
Klubi me histori të bujshme në botën e futbollit këtë edicion të garës më të mirë për klube, ka shkëlyer me lojëra të bukura, duke triumfuar ndaj klubeve si Juventus dhe Real Madrid.
Viktima e fundit e Ajaxit si duket do të jetë Tottenham dhe në ndeshjen që është duke u zhvilluar në këto momente klubi holandez është duke udhëhequr me rezultat 2:0.