Sir Alex Ferguson në çarshinë e Shkupit

Sir Alex Ferguson në çarshinë e Shkupit

Në Shkup po mbretëron një atmosferë fantastike para ndeshjes “historike” në mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

I pranishëm në këtë sfidë pritet të jetë edhe legjenda e Unitedit, Sir Alex Ferguson. Madje skocezi ka dalë për shëtitje në çarshinë e Shkupit.

Takimi mes Unitedit dhe Real Madridit për Super Kupën e Europës, fillon nga ora 20:45 në Shkup të Maqedonisë.

Ferguson përgjatë dy dekadave të qëndrimit fitoi gjithçka me klubin nga Old Trafford.