Të mërkurën janë hapur qendrat e votimit në Siri për zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë Bashar al-Assad, i cili këtë pozitë e mbanë për tri mandate.
Qeveria ka thënë se zgjedhjet janë tregues se Siria është duke funksionuar normalisht, pavarësisht luftës së gjatë për një dekadë, mirëpo opozita dhe vendet perëndimore e shohin gjithë këtë si kontrollim të pushtetit nga Assadi.
Assad ka dy kundër kandidatë.
Interesimi i qytetarëve për të votuar shihet të jetë i lartë. Në Fakultetin e Arteve në Damask, qindra studentë janë radhitur për të votuar, dhe dhjetëra autobusë janë parkuar jashtë ndërtesës.
“Ne kemi ardhur të zgjedhin presidentin Bashar al-Assad, pa të Siria nuk do të mbetej Siri”, ka thënë Amal, një student i infermierisë.
“Me gjakun dhe shpirtin tonë, ne sakrifikojmë jetët tona për ty Bashar”, janë dëgjuar duke bërtitur studentë tjerë, para hapjes së kutive të votimit.
Assad ka fituar pushtetin më 2000, pas vdekjes së babait të tij Hafez, i cili ka udhëhequr për 30 vjet./Insajderi.com