“Sistemi bankar i Afganistanit është afër kolapsit”.
Kështu ka thënë për BBC shefi i njërit prej huadhënësve më të mëdhenj të Afganistanit.
Syed Moosa Kaleem Al-Falahi, Shefi Ekzekutiv i Bankës Islamike të Afganistanit, tha se industria financiare e vendit është në mbërthimin e një “krize ekzistenciale” ndërsa klientët janë në panik.
“Ka tërheqje të mëdha që po ndodhin për momentin”, tha ai, duke folur nga Dubai, ku ai është vendosur përkohësisht për shkak të kaosit në Kabul.
Ekonomia e Afganistanit ishte tashmë në terren të lëkundur edhe para se talebanët të merrnin kontrollin në gusht.
Ajo është jashtëzakonisht e varur nga ndihma e huaj – rreth 40% e prodhimit të saj bruto vendas (PBB) vjen nga ndihma ndërkombëtare, sipas Bankës Botërore.
Por që nga marrja nën kontroll e talebanëve, Perëndimi ka ngrirë fondet ndërkombëtare, përfshirë asetet që Afganistani mund të ketë pasur me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. /Insajderi.com