Sivjet s’ka “Ballon d’Or”

Sivjet s’ka “Ballon d’Or”

“Franc Football” ka njoftuar se çmimi prestigjioz që e ndanë kjo revistë nuk do të jepet këtë vit për shkak se nuk ekzistojnë kushtet e domosdoshme, si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.

Në 2020 nuk do të ketë fitues të Topit të Artë, ka njoftuar “France Football”.

“Ballon d’Or” është ndarë për lojtarët më të mirë qysh nga viti 1956, por tani gazeta thotë se nuk do të ishte e drejtë të ndahet një çmim, marrë parasysh situatën nëpër të cilën po kalojnë gjithë njerëzit, përfshirë edhe futbollistët dhe aktivitetin e tyre të cunguar në fushë për shkak të ndërprerjeve që u desh të bëhen.

I fundit që e ka fituar këtë çmim është Lionel Messi, derisa në dekadën e fundit ai është dominuar totalisht nga dyshja Messi-Cristiano Ronaldo.

Messi ka gjashtë Topa të Artë ndërsa Ronaldo pesë./Insajderi.com