Dikur shumë i kërkuar. Tani jo edhe aq. Chelsea ka hequr dorë nga Cavani. Parisi s’ia ka vazhduar kontratën.

Chelsea nuk do ta sjellë në Londër, Edinson Cavanin, ashtu siç mendohej, shkruan Futboll London, njofton Insajderi.
Sulmuesi veteran gjithashtu do të jetë i lirë nga kontrata me PSG këtë verë dhe do ta negociojë vet transferimin e ardhshëm.
“Të kaltrit” e kanë përmendur gjatë gjithë vitit ardhjen potenciale të uruguaianit, por tash planet kanë ndryshuar.
Ende nuk dihet se ku do të përfundojë Cavani, apo do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e Parisienëve.