S’ka më taksa nën 15 për qind për korporatat multinacionale

S’ka më taksa nën 15 për qind për korporatat multinacionale

Korporatat multinacionale nuk do të mund të i paguajnë shtetit më pak se 15 për qind taksa.

Kjo pasi, pikërisht 20 shtetet të ekonomive më të fuqishme në botë vendosën për një normë të tillë.

Në samitin G20, të mbajtur në Romë është vendosur një gjë e tillë; S’ka taksa me më pak se 15 për qind.

Kjo vjen pas shqetësimit se kompanitë shumëkombëshe po ridrejtojnë fitimet e tyre përmes juridiksioneve të taksave të ulëta.

Samiti i G20

Marrëveshja ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte inicativë e presidentit Joe Biden, i cili iu drejtohet edhe publikisht korporatave amerikane që ta paguajnë pjesën e tyre të obligueshme.

Megjithatë, marrëveshja nuk është e përjetshme.

Kjo do të vlejë deri në vitin 2023. /Insajderi.com