Trilogjia në boksin e peshave të rënda ndërmjet Tyson Furyt e Deontay Wilder, që pritej të zhvillohej në dhjetor, nuk do të ndodhë.
Mediumi i njohur, Daily Mail, raporton se kjo ka ndodhur për shkak të skadimit të së drejtës kontraktuale të Wilderit për revansh, pas humbjes së bujshme të titullit WBC në meçin e dytë ndaj Furyt në Las Vegas në muajin shkurt, transmeton Insajderi.
Kjo i hap rrugë meçit të boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua, për më të mirin e botës.
Joshua do të mbrojë titujt WBA, IBF dhe WBO kundrejt Kubrat Pulevit më 12 dhjetor, derisa meçin ndaj Furyt pritet ta zhvillojë në vitin 2021, pasi pajtim për këtë meç ka nga të dyja anët./Insajderi.com.