Skandal në aeroport: Në aeroplanin e KLM janë gjetur 82 kilogramë kokainë

Policia në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires ka arrestuar shtatë persona dhe ka konfiskuar 82 kilogramë kokainë në një aeroplan transportues para fluturimit të aeroplanit nga Buenos Airesi për në Amsterdam.

Skandal në aeroport: Në aeroplanin e KLM janë gjetur 82 kilogramë kokainë

Siç lajmërojnë mediat argjentinase, në mes të arrestuarve në aeroportin kryesor të Argjentinës janë edhe tre anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit KLM Cargo.

Mediat e Holandës kanë lajmëruar se në mes të arrestuarve janë edhe tre shtetas të Holandës.

Janë arrestuar piloti dhe dy anëtarë të ekuipazhit të tij, transmeton portali “nl.times”.

Aeroplani ishte në aeroportin ndërkombëtar në afërsi të Buenos Airesit kur është gjetur droga. Mediat lokale raportojnë se kokaina është zbuluar pak para fluturimit të aeroplanit për Amsterdam.

Policia po heton se a është ngarkuar droga në Argjentinë apo në Brazil, prej nga ka arritur aeroplani./Insajderi.com.