Rrjedhja e dokumenteve Panama Papers ka ekspozuar para botës veprimet jo ligjore të shumë figurave të rëndësishme në botë, sikurse kryeministri islandez, presidentin e Ukraines dhe mbretin e Arabisë Saudite dhe shumë të afërt të Hosni Mubarak, Bashar al-Asad e Vladimir Putin, të cilët janë zbuluar se kanë fshehur para në kompaninë ligjore Mossack Fonseca.
Por përderisa këta emra të fuqishëm janë zbuluar, skandali i vërtetë i Panama Papers është diku tjetër.
Fakti më i tmerrshëm është mundësia që njerëzit e pasur kanë për të fshehur paratë.
Sipas raportit të Qendrës për Progres në Amerikë, i publikuar vitin e kaluar, terroristët dhe kriminelët kanë hapësira të bollshme ligjore për të fshehur paratë e tyre dhe këtë e dijnë të gjitha institucionet shtetërore dhe jo qeveritare në vende të fuqishme.
Krahas rritjes së luftës globale kundër korrupsionit dhe teknologjisë se supozuar t’i ndihmojë kësaj lufte, fshehja e parave për qëllime jo ligjore bëhet njëjtë sikurse 25 vite më parë.
Skandali i vërtetë i Panama Papers nuk është sesi korrupsioni vazhdon të ekzistojë, por sesi shumë metoda që kleptomanët dhe kriminelët i përdorin për të fshehur paratë e fëlliqura janë komplet legale, shkruan “americanprogress” raporton Insajderi.
Derisa komuniteti ndërkombëtarë po miraton politikat globale dhe transparente për deklarimin e pasurisë, njerëz të pushtetshëm dhe të pasur do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë e sistemit financiar ndërkombëtarë për përfitime. /Insajderi.com