Skandaloze – gjyqtarët dëmtuan Elvis Hetemin në ring – shikoni pamjet nga meçi

Skandaloze – gjyqtarët dëmtuan Elvis Hetemin në ring – shikoni pamjet nga meçi

Elvis Hetemi mbrëmë e pësoi humbjen e parë në karrierën e tij në boksin profesionist nga ukrainasi Roman Shkarupa. Pamjet ishin posaçërisht të dhimbshme për shkak se Hetemi pas goditjes që e pësoi kishte tronditje të rëndë dhe e humbi gati tërësisht kontrollin mbi trupin e tij.

Pamjet e Hetemit, i cili mezi qëndronte në këmbë edhe nuk do të ishin kaq dramatike, sikur goditje përfundimtare e ukrainasit Shkarupa të mos bëhej pasi ra gongu për përfundimin e rundit të dytë.

Pësimi i një goditjeje të këtillë, pas rënies së gongut, kur boksierët do të duhej të niseshin në këndet e tyre për pushim ishte vërtetë fat i keq për Hetemin, i cili më pas nuk ishte në gjendje që ta vazhdojë meçin. Sidoqoftë, reagimi i ngadaltë i gjyqtarit ka qenë përcaktues për fatin e meçit dhe kjo vërehet edhe nga pamjet në të cilat dëgjohet gongu dhe shihet se Hetemi e ka pësuar goditjen më pas.

Shikoni pamjet kur Hetemi pëson goditje dhe humb kontrollin mbi trupin e tij.