Ekipi i Supersport Kosova që kishte udhëtuar drejt Drenasit për ta transmetuar ndeshjen e barazhit ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit, është sulmuar nga tifozët e Dritës ‘I" />

Në Drenas sulmohet ekipi i “Supersport Kosova” nga tifozët e Dritës

Në Drenas sulmohet ekipi i “Supersport Kosova” nga tifozët e Dritës

Ekipi i Supersport Kosova që kishte udhëtuar drejt Drenasit për ta transmetuar ndeshjen e barazhit ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit, është sulmuar nga tifozët e Dritës ‘Intelektualët’.

Të paktën kështu ka thënë komentatori i Supersport Kosova, Arbër Avdyli, i cili theksoi se nuk do të mund ta komentojnë ndeshjen pasi janë sulmuar tre kameraman dhe ekipi i Supersport Kosova, njofton Gazeta Tribuna.

Ndeshja u zhvillua pa transmetin televiziv për shkak të pamundësisë nga ana e sigurisë për ekipin e gazetarëve dhe kameramanëve.

Drita në fund e siguroi edhe për të paktën një vit sigurimin në Superligë pasi e mposhti Flamurtarin pas penaltive. /Insajderi