
Mbetjet e skeletit të një burri të zhdukur 22 vite më parë është zbuluar në një pellg në Florida.
Mbetjet e William Moldt u gjetën brenda automjetit të tij të zhytur në ujë në Wellington afër Palm Beach.
Makina u zbulua në Google Earth nga menaxheri i planifikimit të banesave të The Grand Isles.
Policia tha se Moldt u raportua i zhdukur në nëntor 1997 dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.
Trupi i Moldt u gjet ende brenda makinës së tij, që ishte zhytur në pellgun afër projektit të banesave.
Policia tha se mjeti ishte i gëlqerëzuar, gjë që tregonte se ka qëndruar në ujë për një kohë të konsiderueshme.