
Jashtë stadiumit Stade de France ka eskaluar situata në dhunë, pasi janë përplasur tifozët francezë me policinë e shtetit të tyre.
Përleshja ndërmjet tifozëve dhe policisë franceze ka ardhur si pasojë e mos lejimit të tifozëve që të hyjnë në hapësirën e “Fan Zone”, pasi është arritur numri i caktuar, njofton Insajderi.
Fansat e revoltuar janë përleshur me policinë, ndërsa kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre si dhe kanë djegur mbeturina. Në anën tjetër policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.