Rrugët e zbrazëta, transporti publik jofunksional, raftet e marketeve të thata, bllokada nëpër rrugë dhe robotë që sjellin ushqimin te pacientët për të cilët dyshohen se janë infektuar me coronavirus, janë disa nga pamjet e filmuara në Kinë që tregojnë më së miri se çfarë gjendje kaotike po mbizotëron në atë vend që po bën kërdinë.
![](http://top-channel.tv/wp-content/uploads/2020/01/2-132.jpg)
Sipas të dhënave të fundit deri më tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 170 persona, kurse vlerësohet se më shumë se 7,800 janë infektuar. Festa e vitit të ri kinez dhe pushimi dimëror i nxënësve është zgjatur me qëllim që të luftohet zgjerimi i këtij virusi, kurse masat e ndërmarra deri më tani nga autoritetet kanë bërë që të rritet paniku në mesin e qytetarëve.
#Wuhan person refuses to leave home and get tested for #WuhanCoronavirus. So, others simply block him from coming out.
This is the #China way to deal with the #WuhanOutbreak.
.pic.twitter.com/J9VmTgkvyA— Jennifer HY Chan 🇭🇰⛱ (@JenniferHYChan) January 27, 2020
Se sa të brengosur janë qytetarët me coronavirusin e tregojnë pamjet më të mira të filmuara nëpër rrugët e qytetit dhe në stacionet e trenit, autobusit dhe metrosë që kanë mbetur të “paralizuara” nga shpërthimi i virusit. Rrugët janë plotësisht të thata edhe ato pak vetura që lëvizin, shoferët janë të veshur me rroba speciale dhe maska në fytyrë.
![](http://top-channel.tv/wp-content/uploads/2020/01/3-105.jpg)
Imazhe të karrigeve të zbrazëta të aeroplanit që zakonisht udhëton në relacionin Shangai-Pekin, janë dëshmia më e mirë se si kinezët e kanë kuptuar me seriozitet paralajmërimin e autoriteteve që të mos dalin nëpër rrugë apo të udhëtojnë, përveç nëse kanë ndonjë punë të rëndësishme për ta bërë.Ata madje duke shpresuar se do të parandalojnë zgjerimin e virusit kanë mbyllur tunelet duke i mbushur me dhe, duke i mbyllur dyert e apartamenteve me dërrasa si dhe ndërtuar mure nëpër rrugët kryesore që lidhin me qytetet tjera kineze.