Skena të ‘çmendura’, skuadra e Valon Berishës përmbysi gjithçka në fund [Video]

Skena të ‘çmendura’, skuadra e Valon Berishës përmbysi gjithçka në fund [Video]

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore tejet dramatike në udhëtim te Cagliari, në kuadër të Series A.

Takimi i zhvilluar në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit italian pati finish dramatik, transmeton Insporti

Lazio arriti që të triumfojë në udhëtim te Cagliari 1:2, derisa ishte duke u mundur deri në minutën e 93-të.

Pikërisht në minutën e tretë të shtesës, skuadra ku aktivizohet mesfushori kosovar, Valon Berisha arriti që të barazojë në 1:1 rezultatin përmes Luis Albertos.

Ky gol duket se e tronditi Cagliarin, me Lazion që më pas e shënoi golin e fitores në minutën e 90+8 me anë të sulmuesit ekuadorian Felipe Caicedo.

Kjo është një fitore e madhe për Lazion që ruan pozitën e tretë në tabelë me 36 pikë, vetëm tri pikë prapa Juventusit e Interit që kanë nga 39 pikë.

Në këtë ndeshje nuk pati fare minuta për mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha, që e shikoi gjithë takimin nga banka rezervë. /Insporti.com/