Skenari që Juventusi mund ta lë Manchesterin pa Ligë të Kampionëve

Skenari që Juventusi mund ta lë Manchesterin pa Ligë të Kampionëve

Manchester United do të mbështesë Juventus-in për të fituar Ligën e Kampionëve.

Më mirë, Paul Pogba shpreson që ish-skuadra e tij të fitojë finalen e Champions League kundër Real Madrid dhe titullin në kampionat.

Humbja e pësuar kundër Roma-s ka ngushtuar në 4 pikë diferencat mes bardhezinjve dhe verdhekuqve dhe në 5 me Napolin duke mbajtur akoma hapur luftën për titull në Serie A.

Në të vërtetë, të shtunën e ardhshme, në rast se Roma humbet në fushën e Chievo-s, skuadra e Allegri-t mund të shpallej kampione e Italisë pa luajtur, ose mund ta bëjë një gjë të tillë të dielën duke mundur Crotone-n në “Juventus Stadium”.

Manchester United është në finalen e Europa League dhe ngritja e trofeut mbrëmjen e 24 majit kundër Ajax mund të mos mjaftojë për të siguruar pjesëmarrjen në fazën me grupe të edicionit të ardhshëm të Champions league.

“Djajtë” janë të gjashtë në kampionatin anglez dhe tani gjithçka varet nga “Zonja e Vjetër”, shkruan Telesport.al.

Në rast të një fitoreje në Kardif dhe një vendi të tretë (pothuajse i pamundur) në kampionat, kualifikimi direkt në fazën me grupe të Champions League do t’i takonte skuadrës së Allegri-t, ndërsa United, pavarësisht fitores në Europa League, do të duhej ta niste nga faza eliminatore aventurën në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Por ekziston edhe një mundësi tjetër: nëse në Kardif triumfon Real Madrid, United nuk do të kishte asnjë pengesë duke parë se spanjollët e kanë siguruar kualifikimin nga pozicioni në kampionat./Insajderi.com