Skënderbeu dhe Vllaznia janë finalistët e Kupës së Shqipërisë

Skënderbeu dhe Vllaznia janë finalistët e Kupës së Shqipërisë

Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Laçi ishin dy gjysmëfinalet e luajtura në orën 16:00, nga ku janë mësuar ekipet që kanë siguruar biletën për në finale, njofton Insajderi.

Migen Memelli prek suksesin e madh me Skënderbeun, teksa ka mposhtur me shifrat 0-2 durrsakët, që momentalisht udhëheqin kampionatin. Golat për korçarët u shënuan nga Meksi (2’) dhe Berisha (44’).Një arritje e madhe kjo për juglindorët, të cilët javët e fundit kanë dhënë sinjale pozitive dhe nuk janë stepur në fushë as ndaj ekipeve që pretendojnë trofe këtë sezon.

Ndërkohë në krahun tjetër Vllaznia thyen më në fund “mallkimin” me Laçin. ‘Kuqeblutë’ nuk numëronin asnjë fitore kundër kurbinasve në ndeshjet e luajtura deri më tani, por ky bilanc negative merr fund sot. Vllaznia ka fituar me rezultatin minimal 1-0, duke prekur kështu finalen e Kupës së Shqipërisë. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hoxhaj kur po zhvillohej minuta e 22-të.

Ky kompeticion është një objektiv i rëndësishëm për shkodranët, të cilët mund të sigurojnë në këtë mënyrë pjesëmarrjen në Europë. /Insajderi.com