
Skuadra shqiptare, Skënderbeu, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Europa League.
Në Zagreb, Skënderbeu arriti një barazim 1 me 1 kundër skuadrës së njohur kroate, Dinamon, duke pritur ndeshjen kthyese me rezultat pozitiv.
Në fakt, Skënderbeu ka qenë në epërsi që nga minuta e 37, me golin e Liridon Latifit, por rezultati është barazuar në minutat e fundit të shtesës.
Kjo do të ishte hera e dytë që Skënderbeu kualifikohet në garën prestigjioze evropiane./Insajderi.com