“Skifterat” me udhëtim masovik, ja çka kanë paralajmëruar para ndeshjes me Prishtinën

“Skifterat” me udhëtim masovik, ja çka kanë paralajmëruar para ndeshjes me Prishtinën

Të dielën mbrëma, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndriçohet për të pritur një prej ndeshjeve më të mëdha të këtij edicioni.

Prishtina, që para dy ditësh ka shënuar fitoren e parë të stinorit, do të presë Gjilanin që është lider me katër fitore në pesë takime.

Si Prishtina ashtu edhe Gjilani do të kërkojnë fitoret e radhës, por përkrahje do të ketë vetëm skuadra mysafire.

? 22.09.2019? Nisja: 17:00h? Destinacioni: Prishtinë#20yearsofhonor#US99 ❤ #SCGJ

Gepostet von Ultras Skifterat am Donnerstag, 19. September 2019

Tifogrupi “Skifterat” ka paralajmëruar udhëtim masovik drejt Prishtinës.

Sipas udhëheqësve të grupit, janë rezervuar dhjetë autobusë për tifozët e Gjilanit, por do të ketë edhe shumë prej tyre që do të udhëtojnë me automjete private dhe të tillë që jetojnë në kryeqytet.

E Prishtina do të ketë tifozët e vet “Plisat” në tribuna, por ata do të jenë të përqendruar për të kërkuar ikjen e kryesisë aktuale të klubit, jo përkrahjen e djemve në fushë.