Skrinar kërkohet nga dy ekipe në Premier Ligë

Skrinar kërkohet nga dy ekipe në Premier Ligë

Vazhdojnë të jenë këmbëngulëse zërat e merkatos rreth mbrojtësit sllovak të Intert, Milan Skriniar. Në veçanti, nga Anglia, flitet për një duel të mundshëm veror mes dy klubeve të mëdha të Premier Ligës, njofton Insajderi.

Sipas “Espn”, pasi dështoi përpjekja në merkaton e fundit të verës, Tottenham ka si synim të rikthehet në garë për qendërmbrojtësin sllovak.

Megjithatë, trajneri i “Spursave” Jose Mourinho, admirues i madh i Skriniarit, duhet të ruhet nga konkurrenca e Liverpool: pas dëmtimit të rëndë të mbrojtësit holandez, Van Dijk, që do e mbajë jashtë fushave për disa muaj, trajneri i të “kuqve” gjermani Jurgen Klopp u kërkoi drejtuesve një zëvendësues, mes të cilëve ndodhet edhe lojtari i Interit. /Insajderi.com