Skrinar mund të përfundoj te Tottenham

Skrinar mund të përfundoj te Tottenham

Mbrojtësi i Inter, sllovaku Milan Skrinar, duket afër transferimit te skuadra e Tottenham Hotspur në Angli, njofton Insajderi.

Sipas “Sky Sport Italia”, Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Tottenham, transferimin e sllovakut.

Mbrojtësi 25 vjeçar, ka hasur në vështirësi te loja e Antonio Contes në skemën me tre mbrojtës. Kjo ka bërë që skuadra milaneze ta nxjerr në shitje mbrojtësin e tyre, që dikur e konsideronin të pashitshëm.

Gjatë negociatave të para, Inter ka kërkuar nga Tottenham plot 60 milionë euro, për ta lënë të lirë sllovakun, ndërsa nuk ka pranuar forma të huazimit apo shkëmbimit të lojtarëve. /Insajderi.com