“Skriniar nuk është në shitje”

“Skriniar nuk është në shitje”

Drejtori sportiv i Inter-it, Piero Ausilio, ka komentuar mbi spekulimet se Tottenham ka shfaqur interesim për Skriniar, duke thënë se qendër mbrojtësi nuk është në shitje.

“Kishte një takim me Tottenhamin, kjo është e vërtetë, por ne thjesht iu treguam që Skriniar nuk është në shitje. Ne tashmë e kemi liruar Diego Godinin dhe nuk mund të mendojmë ta humbasim edhe Skriniarin”, ka thënë Ausilio, transmeton Insajderi.

Në anën tjetër, tekniku i Inter, Antonio Conte, nuk e preferon lojtarin, i cili në sezonin e kaluar ishte shumicën e kohën në bankën rezervë dhe nuk duket se ky fakt do të ndryshojë, pasi edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Fiorentina, ai ishte në bankën rezervë./Insajderi.com.