
Skuadra angleze nga qyteti i Liverpool, Everton, është duke konsideruar që ta transferoj sulmuesin e krahut të Manchester United, Jesse Lingard, raporton “The Sun”.
Trajneri, Rafa Benitez ka qenë i impresionuar me formën e lartë që Lingard e kishte treguar te West Ham United, transmeton Insajderi.
Anësori nga janari i këtij viti ishte i huazuar te “Çekanët”, ku kishte zhvilluar ndeshje mjaftë të mira me ta.
Sidoqoftë, pavarësisht interesimit të Benitez për të, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer e sheh 28-vjeçarin si lojtar të rëndësishëm për edicionin e ri.
Sezonin që lam pas, Lingard arriti të regjistrojë nënë gola dhe të dhuroi pesë asisitime në 19 paraqitje për West Ham./Insajderi.com