Sky Germany: Dortmund e refuzon ofertën e United për Sancho

Sky Germany: Dortmund e refuzon ofertën e United për Sancho

Dortmund e ka refuzuar ofertën e fundit të Manchester United, për Jadon Sancho, e vlefshme 100 milionë euro.

Sky Sports Germany, raporton se sot, United, ka bërë një ofertë prej 80 milionë eurove, plus 20 milionë të tjera bonuse, për shërbimet e Sancho, ofertë kjo që është refuzuar, transmeton Insajderi.

Këto raportime, po ashtu thonë se Dortmund e ka njoftuar United-in, se ata nuk do ta shesin Jadon Sanchon në këtë afat kalimtarë.

Ky refuzim, ka bërë që United, të kthejë sytë tek sulmuesi i Barcelonës, Osmana Dembele, i cili sipas mediave spanjolle, mund të llogaritet lojtar i Manchester United./Insajderi.com