Sky Sport: Chelsea dhe Roma arrijnë marrëveshje për Dzekon

Sky Sport: Chelsea dhe Roma arrijnë marrëveshje për Dzekon

Chelsea dhe Roma kanë arritur marrëveshje për sulmuesin Edin Dzeko, sipas mediave në Itali.

Sulmuesi boshnjak është duke diskutuar kushtet personale me klubin nga Londra, sipas Sky Sport, përcjell Insajderi

Sky raporton se dy klubet kanë arritur marrëveshje e cila garanton kalimin e 31-vjeçarit në Stamford Bridge.

Por, tashmë mbetet vetëm që kampioni i Anglisë të arrijë marrëveshje me kampin e sulmuesit.

Blutë e Londrës po ashtu janë afër nënshkrimit me mbrojtësin e majtë brazilian, Emerson Palmieri. /Insajderi.com