Sky Sports Italy: Dortmund rrëmben synimin e United

Sky Sports Italy: Dortmund rrëmben synimin e United

Borussia Dortmund ka arritur që ë bindë Jude Bellingham, që të refuzojë ofertën e Manchester United, për tu bashkuar me ekipin gjerman. Fabrizio Romano që është një nga gazetarët më të besueshëm në botën e sportit, ka njoftuar përmes twitter që marrëveshja është arritur për 23 milion euro, të cilat do të paguhen tek Birmingham. Sipas tij, Jude ka zgjedhur Dortmund-in për shkak të projektit që ata e kanë prezantuar tek lojtari si dhe për shkak të mundësisë më të madhe për të luajtur, raporton Insajderi.

Jude Bellingham, është vetëm 17 vjeçar dhe luan si mesfushor qendrorë. Nga njohës të futbollit, ai konsiderohet si një nga talentet më të mirë të gjeneratës së tij. Në anën tjetër, Dortmund është ekip i njohur për zhvillimin e lojtarëve të rinj./Insajderi.com