Sllovenia ka arritur fitore të mundimshme ndaj Kosovës në Lubjanë me rezultat 2:1, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 0:0, ku gjyqtari kryesor nuk ndëshkoi një futbollist slloven ndaj ndërhyrjes në Kryeziun me të kuq, mirëpo vetëm me të verdhë, edhe pse në ato raste ndëshkohet direkt me të kuq lojtari.
Në pjesën e dytë, të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të Muriqit në minutën e 58’ të takimit, pas mori një asist nga Bernard Berisha.
Sllovenët barazuan pesë minuta më vonë me Kurtic, pas një ç’organizmi në mbrojtjen e Kosovës.
Me hyrjen në lojë të Kastratit në vend të Kryeziut (71’), reparti ofensivë i Kosovës u freskua më shumë, ku edhe raste shënimi kishte më shumë.
Në kohën kur Kosova po rrezikonte dhe tentonte të shënonte golin e dytë, përsëri në skenë doli gjyqtari kryesor, polaku Bartosz Frankowksi, duke akorduar penallti për nikoqirët në minutën e dytë shtesë, kinse kishte luajtur me dorë Aliti, kur qartë dukej që ka prekur topin me krahë. Nga penalltia ishte i saktë, lojtari që deri ato momente nuk kishte bërë asgjë, anëtari i Atalantës, Ilicic, i cili realizon nga pika e bardhë, edhe pse goditjen e kishte lexuar Aro Muriç.
Pas kësaj ndeshje, Kosova mbetet në kuotën e dy pikëve në grup, ndërsa ndeshjen e fundit e luajnë në Prishtinë kundër Moldavisë, të mërkurën me datë 18 nëntor me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com