Sllovenia vs Kosova, formacionet e ndeshjes

Sllovenia vs Kosova, formacionet e ndeshjes

Pas pak çastesh pritet të fillojë ndeshja ne Lubjanë mes Sllovenisë nikoqire dhe mysafirëve nga Kosova, ndërsa selektorët përkatës, kanë bërë publike formacionet e ndeshjes, njofton Insajderi.

Slektori slloven do të luajë me 4-2-3-1, Oblak në portë, Blazic, Mevlja, Balkovec, Stojanovic; Vetrih, Kurtic; Bohar, Lovric, Ilicic; Vuckic.

Në anën tjetër, Muharrem Sahiti, që zëvendëson Challandes, pasi doli pozitiv me Covid-19, në këtë takim do të lujë me formacionin e zakonshëm të Kosovës, 4-2-3-1, në portë me Muric; Aliti, Rrahamni, Vojvoda, Hadërgjonaj; Rashkaj, Kryeziu; V. Berisha, B. Berisha, Zhegrova dhe i vetëm në sulm Muriqi.

Kosova pas katër ndeshjeve ndodhet e treta në grup me vetëm dy pikë, pa mundësi për të kaluar grupin, mirëpo nuk duhet të rrezikojë të renditet e katërta në grup, sepse do të rikthehej në divizionin D të Ligës së Kombeve. /Insajderi.com