
Mbrojtësi anglez i Manchester United, është afër transferimit në Serie A, por jo te Roma që ishte sezonin e kaluar, njofton Insajderi.
Mbrojtësi 31 vjeçar, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Roma, edhe pse skuadra nga kryeqyteti italian tentoi ta blejë përfundimisht nga Manchester United, shifra e lartë e vendosur për të, bëri që Roma të blejë nga Verona mbrojtësin shqiptar Marash Kumbullën.
Sipas Calciomercato, skuadra nga Manchester kërkon 20 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.
Marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes drejtuesve të Inter dhe Man United, shumë lehtë mund të shohim Smalling në Serie A, por jo te Roma. /Insajderi.com