Mbrojtësi anglez, Chris Smalling, që ishte i huazuar sezonin e fundit te ekipi nga kryeqyteti italian, vendos të ribashkohet përsëri me ekipin italian, njofton Insajderi.
“Chris Smalling kalon tek Roma për 3 milion euro huazim me detyrim blerje per 12-13 milion euro sezonin tjetër. Decizive ka qene dëshira e lojtarit”, raporton Sky Sport.
Pas bisedave të gjata mes Manchester United dhe Romës, më në fund është arritur marrëveshja që mbrojtësi anglez të vishet përfundimisht verdhekuqë.
Pas paraqitjeve pozitive që kishte me Romën, për Smalling u interesuan edhe ekipe tjera italiane si Juventus dhe Inter.