Ish qëndërmbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, thotë se ndihet i çliruar që më ne fund është pjesë e ekipit të Roma-s, pasi ai u zyrtarizua në katër minutat e fundit të merkatos, kështu duke rrezikuar kalimin e tij në kryeqytetin italian.
“Është një çlirim shumë, shumë i madh. Mendoj se të gjithë e dinin se doja të kthehesha dhe ta përfundoja marrëveshjen, megjithëse se kjo ndodhi shumë afër mbylljes së afatit, është një çlirim i pastër. Tash mund ta shijoj dhe pastaj të kthehem me skuadrën”, ka thënë lojtari për faqen zyrtare të klubit, transmeton Insajderi.
“Ishte shumë, shumë e veçantë… Të shihje një grup aq të madh porsa aterrova… sinqerisht, e ndjeva dashurinë e tifozëve porsa shkela në fushë, mirëpo është rritur dhe është rritur dhe është një ndjenjë shumë e veçantë”, ka shtuar lojtari.
Smalling, ka qenë edhe pjesë e përfaqësuese së Anglisëe, por që nga ardhja në krye të albionëve e Gareth Southgate, ai nuk është ftuar më asnjëherë./Insajderi.com.